Sport

Sport

Renditja e re e UEFA-s për klube, Reali vazhdon të jetë në krye (Tabela)

Publikuar më 04 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

UEFA ka publikuar renditjen e re për klube, klasifikim sipas të cilit do të nisë edhe sezoni 2019-2020. Real Madridit vijon kryesimin si klubi më i mirë në Evropë, i ndjekur tashmë nga Barcelona dhe Bayern Munchen, që kanë lënë prapa Atletico Madridin, raporton Gazeta Express.

Në pozitën e pestë gjendet Juventusi, pas italianëve renditet Manchester City i pep Guardiolës.

Sevilla, PSG, Arsenal dhe Porto mbyllin top 10-shen. Vlerësimi i UEFA-s llogaritet në bazë të koeficientit për pesë vitet e fundit, raporton Gazeta Express.

Kampioni për vitin 2019, Liverpooli, është afër që të hyjë në top 10. Skuadra e Jurgen Klopp tani gjendet në pozitën e 11 me 91.000 pikë.

Finalisti i Championsit për edicionin që lamë pas Tottenham, renditet në pozitën e 17 me (78.000 pikë), kurse Manchester United në pozitën e 18 (78.000).

Ndërkaq Milani, shatë herë kampioni i Evropës, vetëm pas Realit që ka triumfuar 13 herë - renditet në pozitën e 78, kurse rivali i qytetit është në pozitën e 46.