Sport

Sport

Echo: Transferimi i Shaqirit i solli fat Liverpoolit në Champion

Publikuar më 06 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gazeta e afërt me klubin nga Anfield Road, Liverpool Echo ka shkruar një artikull për "fatin e mirë" që Xherdan Shaqiri i ka sjellë ekipit të tij të ri në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri u transferua te Liverpooli në verën e vitit të kaluar nga Stoke City për 13 milionë funte, dhe sivjet pati katër paraqitje në rrugëtimin për triumfin në Ligën e Kampionëve, duke bërë edhe dy asistime, transmeton Koha.net.

Momenti më i rëndësishëm për Shaqirin erdhi në rikthimin prej 4 me 0 ndaj Barcelonës, kur ai bëri një asistim të bukur për Wijnaldumin që shënoi dy herë në këtë ndeshje për t'ia siguruar Liverpoolit kualifikimin në finale të Madridit.

E ishte pikërisht transferimi i Shaqirit që i solli suksesin Liverpoolit në këtë garë prestigjioze.

"Interesante, kur mesfushori sulmues ishte transferuar te Bayerni nga Baseli në vitin 2012, ishte pas humbjes së Bayernit në finale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea. E pas transferimit të Shaqës gjiganti bavarez u shpall kampion për herë të pestë duke e mposhtur në finale Dortmundin e Jurgen Kloppit", shkruan Echo.

E ngjashëm me Bayenrin, Liverpooli dy herë radhazi arriti në finale të Ligës së Kampionëve, derisa shijoi humbjen në Kiev 12 muaj më parë, dhe sivjet ishte në gjendje të shëronte plagët duke qenë sivjet në podium.

Pas fitores prej 2 me 0 në fundjavë ndaj Tottenhamit, Shaqiri tani ka fituar dy Liga të Kampionëve në sezonin e tij debutues me të dyja skuadrat, Bayernin dhe Liverpoolin.

"Qartazi ai i ka sjell 'fat të mirë' Liverpoolit dhe gjithashtu e ka bërë të qartë planin e tij për të qëndruar në Anfield", shkruan Echo.

Ditë më parë Shaqiri kishte deklaruar për Goal se, "jam në Liverpool, në klubin më të mirë në Evropë. Menaxheri ka opsione shumë të mira dhe duhet të vendosë me kë të luajë. E kam ditur para transferimit tim se do të jetë një konkurrencë e fortë. Kam kontratë afatgjate dhe përfundimisht do të qëndroj".