Sport

Sport

Portugali-Holandë finalja e madh në Ligën e Kombeve

Publikuar më 09 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Edhe e diela pasdite në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të jetë e "nxehtë" me aktivitetet të shumta sportive, raporton RTKlive.

Ndeshja Angli-Zvicër, e cila luhet për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, e që nis në orën 15:00, hap pasditen sportive në RTK, mediumin e ekskuziviteteve.

Ndërkaq, në mbrëmje RTK sjellë finalen e madhe të Ligës së Kombeve ndërmjet Portugalisë dhe Holandës, sfidë kjo që nis në orën 20:45.

Por, paraprakisht duke filluar në orën 20:10, RTK do të nisi me emisionin "Nations  League Final-Four" që i dedikohet finales mes portugezëve dhe holandezëve.