Sport

Sport

Bernardo Silva, më i miri i Ligës së Kombeve

Publikuar më 10 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mesfushori i Portugalisë, Bernardo Silva, është përzgjedhur lojtari më i mirë i fazës finale të Ligës së Kombeve.

Ai arriti me performancat e tij të ndihmojë Portugalinë të fitojë turneun e parë të kësaj gare.

"Duke treguar nivelin e kualitetit në krijimin e golave, performanca e tij e përgjithshme në dy ndeshjet ishte e jashtëzakonshme. Kishte ndikim pozitiv në skuadër edhe kur kishte apo jo posedimin e topit", kanë thënë nga UEFA.

Lojtari më i mirë i ri i turneut u përzgjodh Frenkie de Jong i Holandës.