Sport

Sport

Vlera e Rashicës në tregun e transferimeve, 20 milionë euro

Publikuar më 10 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Milot Rashica është njëri prej futbollistëve më në formë të Përfaqësueses së Kosovës. Futbollisti që karrierën e tij si futbollist profesionist e nisi në Vushtrri, sot është pjesë e klubit të madh gjerman, Werder Bremen.

Edicionin 2018/2019 futbollisti e mbylli me 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ku arriti të shënojë 12 gola.

Natyrisht, paraqitjet e mira të Rashicës në fushën e gjelbër kanë rënë në sy edhe të medieve botërore.

Rashica shënoi golin e vetëm për "Dardanët" në barazimin 1:1 kundër Malit të Zi, ndeshje e zhvilluar më 7 qershor në Podgoricë, transmeton albinfo.ch.

Sipas portalit prestigjioz "Transfermarkt", vlera e Rashicës në tregun e transferimeve është ngritur në 20 milionë euro nga shtatë milionë sa ishte deri më tani, e që do të thotë se vlen më shumë se kombëtarja bullgare.