Sport

Sport

Jemi të pamposhtur për 14 herë, Kosova fitoi në Sofje 2 - 3 kundër Bullgarisë

Publikuar më 10 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk di për humbje qe 14 ndeshje radhazi, pasi që mposhti të hënën në Sofje Bullgarinë 2-3, duke u bërë një nga konkurrentët kryesor për kualifikim në Euro 2020,së bashku me Anglinë dhe Çekinë.

Kosova ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Bullgarisë, dhe më plot meritë merr pikët e plota nga udhëtimi në Bullgari.

"Dardanët" bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë dukshëm skuadër më e mirë së bullgarët, sidomos në pjesën e dytë, kur skuadra jonë krijoj një mori rastesh, dhe krejt në fund gjeti rrugën e golit.

Ishte pikërisht skuadra jonë që zhbllokoi lojën përmes superyllit Milot Rashicës në minutën e 13-të.

Por, në finish të kësaj pjesë, skuadra bullgare përfitoj nga një gabim i yni dhe me anë të Popov barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrov kaluan në epërsi prej 2-1.

Megjithatë, skuadra jonë nuk u dorëzua dhe përmes Vedat Muriqit barazoi shifrat në 2-2.

Edhe pas barazimit, "Dardanët" nuk u ndalën duke sulmuar më gjitha forcat Bullgarinë, dhe në minutën e 90+1' vjen golin  i shumëkërkuar përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë Kombëtares sonë në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm.