Sport

Sport

City synon t'ia vazhdojë kontratën Muriqit dhe ta dërgojë në huazim

Publikuar më 13 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Skuadra e Manchester Cityt do t'ia vazhdojë kontratën portierit Aro Muriq, pavarësisht nëse do ta huazojë apo jo gjatë verës. Muriq është një prej tre lojtarëve që këtë verë do të përfitojnë kontratë të re nga Manchester City, transmeton KTV.

Me paraqitjet e portierit gjigant të Kombëtares së Kosovës, është ndarë i kënaqur trajneri Pep Guardiola, kanë njoftuar mediumet angleze.

20-vjeçari, me kampionin e Anglisë, ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Derisa Daily Mail raporton se ka një numër të skuadrave që kanë shprehur interesim për shërbimet e përfaqësuesit të Kosovës që ta transferojnë në formë huazimi.

Njëra ndër to është edhe Nottingham Foresti dhe pritet që Pep Guardiola do ta lejojë huazimin e 20 vjeçarit, kur dihet se Claudio Bravo rikthehet në skuadër për sezonin e ardhshëm.