Sport

Sport

Boksieri Behrami sot kërkon fitoren dhe lavdinë

Publikuar më 26 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Patriot Behrami është para një mundësie të artë në karrierën si boksier. Boksieri i ri të mërkurën (sot) përballet me Lorenzo Sotomayor, ndërsa me fitore eventuale e siguron të paktën medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Në Minsk tashmë janë fituar tri medalje nga sportistët kosovarë, përkatësisht nga xhudistet. Kështu është vazhduar tradita e fitimit të medaljeve vetëm nga xhudistët. Në Lojërat e para Evropiane medalje kishte fituar vetëm xhudoja, njëjtë si në Lojërat Olimpike në Rio, në Olimpiadën e të Rinjve të vitit të kaluar dhe në Lojërat Mesdhetare po ashtu të mbajtura vitin e kaluar. Në të gjitha ngjarjet shumësportëshe Kosova ka fituar medalje vetëm në xhudo, shkruan sot Koha Ditore.

Behrami e ka rastin e artë të ndryshojë këtë fakt. Ai të hënën mbrëma është bërë pjesë e tetë boksierëve më të mirë në kategorinë uelter (69 kg). Me fitore eventuale ndaj Sotomayorit, kalon në gjysmëfinale dhe kështu e siguron të paktën medaljen e bronztë dhe mbetet në garë për të artën apo të argjendtën.