Sport

Sport

Suarez dështon nga penalltia, Uruguai eliminohet nga Peruja

Publikuar më 30 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Peruja, megjithëse nuk e goditi asnjëherë kuadratin gjatë 90 minutave, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, pasi e ka mposhtur Uruguain në serinë e penalltive 5:4. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0-0 dhe te penalltitë fati ishte me peruanët.

Padyshim që ishte Uruguai ekipi që dominoi ndeshjen dhe që bëri çmos për të shënuar, por fati nuk ishte me ta, pa harruar edhe pakujdesinë e Edinson Cavani-t.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shpërdoruar një mundësi të artë në mesin e pjesës së parë kur goditi keq nga shumë pranë portës.

Dy gola ka shënuar Uruguai në pjesën e dytë, por të dy janë anuluar nga VAR me të drejtë.

Peruja rrallëherë u tregua e rrezikshme në zonën e uruguaianëve, dhe nuk regjistroi asnjë goditje në kuadrat.

Megjithatë, Uruguai shpërdori shumë dhe gjithçka ishte në fatin e penalltive, që u ka buzëqeshur peruanëve. Penalltia e gabuar e Suarez ka qenë vendimtare dhe Uruguai është eliminuar. (Telesport)