Sport

Sport

Tottenhami siguron Ndombelen

Publikuar më 01 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Skuadra e Tottenhamit ka siguruar shërbimet e mesfushorit francez Tanguy Ndombele. Mediumet e huaja kanë raportuar se Tottenhami do ta prezantojë Ndombelen gjatë këtyre ditëve, pasi është pajtuar t'i paguajë Lyonit 70 milionë euro dëmshpërblim.

Ndombele 22-vjeçar me ekipin anglez do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën në edicionin e ardhshëm, transmeton "Koha Ditore". Për shërbimet e tij Tottenhami ka mposhtur konkurrencën e Manchester Cityt, Juventusit e PSG-së.

Ndombele edicionin e shkuar ishte ndër lojtarët më të dalluar në kampionatin francez. Ai për Lyonin regjistroi 34 ndeshje në Ligue 1, duke shënuar një gol dhe duke asistuar shtatë herë.

Ndombele gjithashtu prej vitit të shkuar është edhe reprezentues i Francës.