Sport

Sport

Bardhi afër rinovimit të kontratës me Levanten

Publikuar më 03 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi pritet të rinovojë edhe për një vit kontratën me ekipin nga La Liga, Levante, kanë njoftuar mediumet spanjolle të martën.

Bëhet e ditur se Levante tashmë i ka ofruar Bardhit rinovimin e kontratës deri në vitin 2023, pasi 24-vjeçari shihet si lojtar i rëndësishëm për ekipin. Kontrata aktuale e Bardhit skadon në vitin 2022, transmeton "Koha Ditore".

Në rast se Bardhi pajtohet të jetë pjesë e Levantes edhe për katër vjetët e ardhshëm, atëherë klauzola e lirimit të tij pritet të bëhet me e madhe se 50 milionë euro.

Bardhi është pjesë e Levantes prej verës së vitit 2017 kur u transferua nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milionë euro. Ai në kampionatin e Spanjës ka treguar paraqitje të mira përgjatë këtyre dy edicioneve, duke shënuar 12 gola dhe asistuar pesë herë në 62 paraqitje.

Shquhet sidomos për goditjet nga gjuajtjet e lira. Bardhi është reprezentues i Maqedonisë dhe deri më tash ka shënuar një gol në 11 ndeshje.