Sport

Sport

Napoli kërkon 18 milionë euro për ta lënë të lirë Rogun

Publikuar më 04 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Fiorentina dhe Genoa duhet të paguajnë 18 milionë euro për t'i siguruar shërbimet e mesfushorit Marko Rog, pasi ky është çmimi i vendosur nga skuadra e Napolit, transmeton Koha.net.

"Gazzetta dello Sport" bën të ditur se napolitanët dëshirojnë të përfitojnë para dhe nuk do ta lëshojnë atë nga ekipi lehtësisht.

Sipas gazetës italiane, napolitanët nuk dëshirojnë të dalin në humbje, pasi futbollistin e blenë për 13 milionë euro tri vjet më herët.

Kroati në pjesën e dytë të kampionatit që lamë pas, ishte i huazuar te Sevilla, por luajti në vetëm pesë ndeshje për ekipin spanjoll.