Sport

Sport

Herrera për pesë vjet te Parisi

Publikuar më 05 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Paris Saint-Germain ka transferuar mesfushorin spanjoll Ander Herrera.

Ai ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa skuadrës kampione të Francës i është bashkuar si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester Unitedin, transmeton Koha Ditore.

Herrera 29-vjeçar te Manchester Unitedi ishte që nga viti 2014. Ai qysh në maj konfirmoi se nuk do të vazhdojë kontratën me Unitedin.

"Paris Saint-Germain është klubi më i madh në Francë. Vazhdon të përmirësohet dhe të garojë për çdo titull. T'i bashkohem këtij klubi është ndjenjë e jashtëzakonshme", ka deklaruar Herrera për faqen zyrtare. "Parisi është qyteti më i bukur në botë. Unë premtoj tri gjëra: punë, profesionalizëm dhe pasion".