Sport

Sport

Akil Gjakova siguron medaljen, prek finalen e 'Grand Prix 2019

Publikuar më 13 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të 'Grand Prix 2019' në Budapest të Hungarisë.

Një tjetër e arritur e madhe për xhudon dhe Kosovën nga 'Grand Prix 2019'.

Xhudisti Akil Gjakova, ka arritur të mposht garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turev, për të siguruar finalen në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Me kalimin në finale, Gjakova ka siguruar medaljen e argjendtë, por që tani sigurisht që do të kërkojë të artën. Në finale, Akil Gjakova do të sfidohet nga xhudisti Rusia, Georgii Elbakiev.