Sport

Sport

Arijanet Muriçi debuton te Nottinghami

Publikuar më 14 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Portieri kosovar, Arijanet Muriç, e zhvilloi ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Nottingham Forestin.

Këtë rrugëtim, 20-vjeçari e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore dhe duke e mbajtur portën e paprekur.

Nottingham Foresti shënoi fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Atromitos Athens, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit të Peristerit në Greqi.

Katër ditë më parë u zyrtarizua kalimi i Muriçit nga Manchester City në Nottingham si i huazuar për një sezon - sezonin 2019/20. Pikërisht në të njëjtën ditë u bë e ditur se kosovari ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Anglisë.