Sport

Sport

Ferronikeli u mposht në "Fadil Vokrri" dhe i dha lamtumirën Champions-it

Publikuar më 17 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kanë filluar të pakësohen skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Pas Shkëndijës së Tetovës, ka qenë radha e kampionëve të Kosovës, Feronikelit për t'i dhënë lamtumirë UEFA Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u mposht në "Fadil Vokrri", 1-0 nga TNS, duke përmbysur atë barazim historik 2-2 të arritur një javë më parë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 67-të nga Ebbe, por i mjaftoi uellsianëve për të kaluar në raundin tjetër.

Megjithatë, fatet e Feronikelit nuk ndalen këtu, ata do të tentojnë të bëjnë mirë në raundet kualifikuese të Europa League, kompeticion që e nis nga raundi i dytë.