Sport

Sport

Mbahet turneu përkujtimor "Fadil Vokrri"

Publikuar më 23 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjithçka është gati për mbajtjen e turneut të parë përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018.

Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht Këshilli Organizativ (KO) ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë turne, që mbahet nesër.

Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Flamurtarit nga Vlora, Veteranët e Tetovës, Llapit dhe Prishtinës, (Veteranët +45 vjet).

Turneu do të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Agjenda e turneut:

Në orën 16.00 Homazhe të pjesëmarrësve të varri i Legjendës

Në orën 17.30 Hapja e Turneut

Në orën 18:00 Ndeshja e parë gjysmëfinale Flamurtari (Vlorë)- Veteranët e Tetovës

Në orën 19:00 Ndeshja e dytë gjysmëfinale Prishtina - Llapi

Në orën 20:00 Ndeshja e tretë - Finalja

Pas përfundimit të turneut darkë e përbashkët.

Lista e pjesëmarrësve:

Veteranët e KF"Llapi"

1. Rifat Hajdari

2. Ragip Stublla

3. Afrim Shabani

4. Driton Rrahmani

5. Bejtush Bejta

6. Aqif Durmishi

7. Naser Ajvazi

8. Tafil Ajvazi

9. Ismet Haliti

10. Hajdar Kutleshi

11. Adem Emini

12. Berat Berisha

13. Shefshet Blaku

14. Gani Zhugolli

15. Vllaznim Visoka

16. Shaban Zeqiri

17. Hysni Veliu

18. Sheqir Statovci

19. Naser Hyseni