Sport

Sport

United zemërohet me Zidanen shkaku i Pogbas

Publikuar më 07 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zemëruar Manchester Unitedin me ndjekjen publike të Paul Pogbas.

Zidane nuk e ka fshehur dëshirën për ta angazhuar mesfushorin francez, i cili dëshiron të largohet nga klubi anglez.

"The Sun" shkruan sot se trajneri i madrilenëve fillimisht tregoi se do të bëhet një ofertë brenda disa javësh pas rikthimit në Bernabeu.

Por përpjekjet e paturpshme janë rikthyer. Përkundrazi, ai ka shërbyer vetëm për të forcuar vendosmërinë e Unitedit për ta mbajtur atë.

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer është veçanërisht i pakënaqur me ato që ka thënë strategu gjersa ka bëri të qartë në fundjavë se pret që të fillojë sezonin me Pogban.

Reali bëri një ofertë që përfshinte 30 milionë euro plus shërbimet e James Rodriguezit gjersa Los Blancos po e vlerësojnë lojtarin 95 milionë euro.