Sport

Sport

Barcelona nuk jep para për Neymarin

Publikuar më 11 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Barcelona do ta transferojë Neymarin nga Paris Saint-Germaini vetëm nëse klubi francez pranon lojtarë si këmbim, pasi klubi katalonas ka vendosur të mos japë para.

Akoma ka interesim për brazilianin në "Camp Nou", por klubi ka vendosur të mos bëjë lëvizje "të çmendura", shkruan "Marca".

Në Barcelonë janë të bindur se lojtari megjithatë do të qëndrojë në Paris edhe pse Reali ka nisur bisedimet për ta transferuar.

Neymar i ishte bashkuar PSG-së më 2017 nga Barcelona për shifër rekorde prej 222 milionë eurosh, aq sa kërkon tani PSG-ja për shitjen e tij.