Sport

Sport

Sanchez i gatshëm të kthehet në Serie A pas interesimit të tri klubeve të mëdha

Publikuar më 15 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Alexis Sanchez është duke e shqyrtuar seriozisht largimin nga Manchester Unitedi dhe rikthimin e tij në Serie A.

Sulmuesi kilian është në luftë të hapur me klubin anglez dhe që nga transferimi i tij nga Arsenali ka mbetur gjithmonë mbrapa në hierarkinë e sulmuesve.

Situata është acaruar edhe më shumë pas vendimit të fundit të drejtuesve të klubit për ta dërguar në stërvitje me ekipin e të rinjve.

Sanchez thuhet se 'është lodhur' dhe tani po mendon për t'u larguar nga Unitedi dhe është i gatshëm të kthehet në Serie A.

Sipas mediumit anglez Daily Mail, kiliani ka tërhequr interes të fortë nga Milani, Napoli dhe Juventus, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi.

Kiliani gjithashtu po shpreson se ai mund të bëjë një rikthim në Itali për të gjetur futbollin e rregullt të skuadrës së parë që i ka munguar te Djajtë e Kuq.

Në të kaluarën, Sanchez ka luajtur me Udinesen në Serie A dhe Barcelonën në La Liga.