Sport

Sport

Neymar thyen heshtjen me një mesazh enigmatik

Publikuar më 21 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deri më tani, Neymar nuk ka folur ndonjëherë publikisht, rreth dëshirës së tij për t'u larguar nga PSG.

Sidoqoftë, edhe brenda klubit e pranojnë që braziliani nuk po mendon të qëndrojë më aty.

Por, ditën e sotme, për herë të parë, vetë sulmuesi ka lënë një mesazh enigmatik.

Aty nuk shpreh dëshirën për t'u larguar, por interpretimet mund të jenë nga më të ndryshmet.

27-vjeçari ka postuar në "Instagram", një foto të Bob Marleyt, ku shkruan një shprehje të thënë prej tij: "Problemi është se, kur ti je i sinqertë, ata të urrejnë, dhe kur gënjen, ata të duan".

Kjo shprehje e Neymarit, ndoshta mund të lidhet me fyerjet që ka marrë nga tifozët e PSG-së apo qoftë edhe të Barcelonës.