Sport

Sport

Evra: Neymari do ta gjejë formën e tij më të mirë në Barcelonë

Publikuar më 30 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Patrice Evra është i bindur se Neymari do t'i kthehet formës së tij më të mirë në Barcelonë nëse largohet nga Paris Saint-Germaini dhe beson se sulmuesi brazilian është kritikuar padrejtësisht.

Kampionia e La Ligës, Barcelona, është duke negociuar me Paris Saint-Germainin për ta kthyer Neymarin në Camp Nou, vetëm dy vjet pasi klubi francez e bleu brazilianin për 222 milionë euro, duke e bërë atë futbollistin më të shtrenjtë në botë, transmeton Gazeta Express.

Neymari - i cili besohet se ka tërhequr interesim nga Real Madridi - ende nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të këtij sezoni për Paris Saint-Germainin, përderisa 27-vjeçari u kritikua ashpër nga tifozët e klubit francez gjatë ndeshjes së 11 gushtit kundër Nimesit.

Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit dhe Juventusit e ka kritikuar trajtimin që po i bëhet Neymarit në Paris, mirëpo sugjeroi se një kthim në Spanjë do të ndikonte që braziliani t'i kthehej formës së tij më të mirë.

"Mendoj se ka shumë njerëz të cilëve nuk u pëlqen Neymari. Problemi në këtë botë është kur je vetja, njerëzit të urrejnë; kur gënjen, njerëzit të dashurojnë", tha Evra dje ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UEFA-s.

"Unë shpesh kam folur me Neymari dhe uroj që Zoti do t'ia bëjë realitet atij planet. Është gjithmonë kështu: kur transferohesh je mbreti i botës dhe kur largohesh... duket sikur Neymari ta kishte vrarë dikë".

"Do ta shihni, njerëzve do t'u mungojë Neymari për stilin e tij gjenial të lojës. Është e thjeshtë, një futbollist duhet ta ndiejë dashurinë e të tjerëve. Kur ndien shumë negativitet, duhet të largohesh".

"Ka njerëz, ndoshta edhe në media, të cilët e përdorin këtë dhe e kritikojnë atë për simulime të tepërta gjatë ndeshjeve. Ata e krijojnë këtë lloj urrejtjeje rreth tij. Por, Neymari është një djalosh i mirë. Ai i ka dhënë shumë PSG-së".

"Ne po flasim për Neymarin, por kur Neymari nuk luajti nga Liga e Kampionëve, PSG-ja nuk arriti të shkojë më tutje. Neymari nuk ishte aty për ato dy gjysmëfinale. Paris Saint-Germaini s'ka llogari ta humbasë Neymarin, pasi që ai është shumë i rëndësishëm në skuadër".

"Nuk e di nëse do ta humbin, por, nëse e humbin, ata do ta humbin një futbollist të mrekullueshëm. Dhe nëse ai kthehet në Barcelonë, ai do të bëhet futbollisti që ishte gjithmonë".

Neymari i shënoi 34 gola në 37 ndeshje në Ligue 1, përkundër që të dyja sezonet e tij me PSG-në u dëmtuan nga lëndime serioze në shputën e këmbës. Gjithsej, Neymari i ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje me PSG-në.