Sport

Sport

Tottenhami ia ofroi Barcelonës Lucas Mouran

Publikuar më 05 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Tottenhami ia ofroi Barcelonës mundësinë që të transferojë futbollistin ofensiv brazilian Lucas Moura, pak para se të mbyllej afati kalimtar i verës, raportoi "Mundo Deportivo" të mërkurën.

Mirëpo dy klubet përfundimisht nuk arritën të pajtohen për shifrën e dëmshpërblimit, ku Tottenhami kërkoi afro 50 milionë euro për brazilianin. Moura ka shënuar një gol në tri paraqitje për Tottenhamin në stinorin 2019-20.

Edicionin e kaluar ai ishte hero i skuadrës londineze në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, ku në ndeshjen e kthimit shënoi tre gola dhe kualifikoi skuadrën në finale.