Sport

Sport

Për më shumë minuta, Shaqa do të luajë si mesfushor qendror

Publikuar më 20 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vetëm tre minuta i luajti Xherdan Shaqiri të martën mbrëma, në humbjen e Liverpoolit përballë Napolit në Ligën e Kampionëve.

Shaqa preku topin vetëm katër herë gjatë kësaj kohe, derisa skuadra e tij, u mposht në start të Championsit, sërish nga Napoli.

Që nga shkurti i këtij viti, futbollisti nga Zhegra pak ka luajtur në përbërjen e parë të Kloppit, i cili preferon më shumë treshen Salah - Mane - Firmino në fazën e sulmit, raporton KTV.

Duke parë këtë dhe zhgënjimin që po rritet te Shaqiri, trajneri Klopp ka menduar një pozitë tjetër për 27-vjeçarin.

Mesfushor qendror, rolin që e luan aktualisht kapiteni i Liverpoolit Henderson, pritet që këtë ta bëjë edhe Shaqa në ndeshjet e ardhshme, edhe pse ky rol nuk është ai që e shquan futbollistin.