Sport

Sport

Zhegrova po shihet si "magjistari" i ri i kampionatit zviceran

Publikuar më 27 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Skuadra e Baselit po konsiderohet me fat që në radhët e veta ka një sulmues krahu si Edon Zhegrova, i cili nga mediumet zvicerane po quhet si "magjistari i ri i Superligës".

Të enjten, mediumet më të mëdha zvicerane kanë shkruar për paraqitjen fantastike të Zhegrovës për rreth 20 minuta lojë sa i luajti në duelin kundër Zuerichut të mërkurën mbrëma. Këtë ndeshje e fitoi Baseli bindshëm 4:0, derisa Zhegrova veç paraqitjes së mirë, arriti të realizojë edhe një supergol, shkruan sot Koha Ditore.

Në minutën e 80-të, realizoi golin e tretë për Baselin pas një aksioni individual në krahun e djathtë, ku depërtoi mes tre lojtarëve dhe pasi u fut në zonë shënoi gol. Për Zhegrovën, ky ishte goli i parë këtë edicion në katër paraqitje në Superligën e Zvicrës ku në total ka regjistruar vetëm 82 minuta lojë. Pas tetë xhirove të zhvilluara në Superligën zvicerane, Baseli është lider me 19 pikë.