Sport

Sport

Yjet që nuk po shndritin

Publikuar më 29 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me Cristiano Ronaldon që nuk është më dhe problemet e vazhdueshme të Lionel Messit me lëndim, La Liga vazhdon të presë në ankth për yjet e saj të reja të shndritin.

Antoine Griezmann, Eden Hazard dhe Joao Felix ishin emrat më të përfolur në Spanjë gjatë verës, por asnjëri prej tyre nuk ka ofruar magjinë e kërkuar në dy muajt e parë të sezonit të ri, shkruan gazeta spanjolle "Marca", përcjell Gazeta Express.

Faza e përshtatjes, rinia dhe mungesa e përgatitjeve fizike janë arsyet kryesore për rënien në formë të treshes, dhe nuk është rastësi që të tre u zëvendësuan në ndeshjet e tyre përkatëse këtë fundjavë.

Statistikat e këtyre tre lojtarëve:

1. Griezmann: 8 ndeshje zyrtare / 705 minuta / 3 gola dhe 2 asiste

2. Joao Felix:  8 ndeshje zyrtare /609 minuta / 2 gola dhe 1 asist

3. Hazard:      3 ndeshje zyrtare /197 minuta / 0 gola dhe 0 asiste

Mbi 300 milionë euro u shpenzuan për këtë treshe dhe, deri tani, asnjëri prej tyre nuk e ka shpaguar besimin e klubeve të tyre përkatëse.

Griezmann e ka dëshmuar vlerën e tij duke i ndihmuar Barcelonës ta mundë Real Betisin dhe Villarrealin në Camp Nou, por asgjë tjetër përveç kësaj.

Rasti i Hazardit është më i komplikuar. Lëndimi në ije ia ka pamundësuar atij ta nisë sezonin në gjendjen e duhur fizike dhe kjo natyrisht ka ndikuar në paraqitjet e tij deri tani. Por belgu ka mundur të bëjë më shumë në tri paraqitjet e tij deri tani.

Sa i përket Felix, talenti portugez bëri një fillim premtues në ligën elitare spanjolle, por i ka munguar vazhdimësia.