Sport

Sport

Wengeri, nën radarin e Milanit

Publikuar më 01 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është sërish nën radarin e Milanit për pozitën e trajnerit te kuqezinjtë, sipas gazetës italianë Gazzetta dello Sport.

Francezi ka qenë pa punë që kur u largua nga Arsenali në verën e vitin 2018. Që nga atëherë, ai vazhdimisht ka lënë të kuptohet se dëshiron t'i kthehet edhe një herë futbollit, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe, shpeshherë është spekuluar për interesimin e Milanit për Wengerin. Këto spekulime janë intensifikuar tani që trajneri aktual, Marco Giampaolo, është në presion.

Milani u mund 3:1 nga Fiorentina të hënën mbrëma, duke e regjistruar humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri në Serie A.

Megjithatë, Giampaolo do ta ketë edhe një ndeshje për t'i përmirësuar gjërat, atë të fundjavës së ardhshme kundër Genoas, e cila është në krizë njëlloj si Milani.

Për pozitën e trajnerit të Milanit është spekuluar edhe legjenda e klubit, Andriy Shevchenko.