Sport

Sport

Viti 2019 është i Rashicës, Werder publikon statistikat e yllit kosovar

Publikuar më 06 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ylli nga Kosova realizoi në ndeshjen e parë ndaj Borussia Dortmund.

Por në përgjithësi viti 2019 ka qenë vit i jashtëzakonshëm për Rashicën te Werder Bremeni.

Në 19 ndeshje sa ka luajtur deri më tani në vitin 2019, Miloti ka qenë i përfshirë në 14 gola. Nëntë herë ka realizuar Rashica, teksa në pesë gola të tjerë ka asistuar.

Këtë statistikë brilante të Milotit e ka publikuar faqja zyrtare e Bremenit në Facebook.

"Milot Rashica ka qenë i përfshirë direkt në 14 gola në 14 ndeshje në Bundesligë në 2019-n. 9 gola, 5 asistime. Jemi të lumtur që je rikthyer përsëri Milot", ka shkruar faqja zyrtare e Bremenit.