Sport

Sport

“Ozil mund të luajë nëse stërvitet mirë – kemi nevojë për të

Publikuar më 18 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ozil mund të lërë prapa startin më të dobët në karrierën e tij dhe të fillojë të luajë futboll, gjithmonë nëse i tregon trajnerit spanjoll se meriton më shumë se ajo që aktualisht po merr.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se ai ka nevojë për kualitetet e Mesut Ozil para ndeshjeve testuese, por shtoi se mesfushori sulmues duhet të punojë shumë për ta impresionuar atë në stërvitje nëse dëshiron të luajë.

Mesut Ozil ka bërë vetëm 2 paraqitje këtë edicion për Arsenalin.

"Ky vit nuk nisi mirë për të", tha Emery në konferencë për media.

"Ai ka punuar mirë në parasezon dhe po luante. Por, më pas një problem që e pat së bashku me Sead Kolasinac e ndaloi atë".

"Pas kësaj ai ishte i sëmurë për një javë dhe humbi shumë stërvitje për të mbajtur formën e tij. Por, në dy apo tre javët e fundit ai është përmirësuar në stërvitje dhe mendoj se është diçka e mirë".

"Nuk ia kam shuar gjasat që të luajë. E dua atë të gatshëm dhe që në çdo stërvitje të na jep ndjenjë të mirë. Më pas ai mund të luajë. Ideja ime është që të përdorim çdo lojtar, edhe atë gjithashtu".

"Ozil mund të na ndihmoj. Ai ka lëvizje të mirë dhe kualitete që do të na duhen në ndeshjet e radhës. Jam i lumtur tani se si po përmirësohet në stërvitje çdo ditë e më shumë. Ai është një lojtar më shumë në skuadër".