Sport

Sport

Frenkie de Jong, një mesfushor i kompletuar

Publikuar më 20 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Frenkie de Jong është duke e shijuar një fillim mbresëlënës në sezonin e tij debutues me Barcelonë, duke shfaqur sinjale të një mesfushori të kompletuar.

Holandezi është bërë pjesë përbërëse e ekipit të Ernesto Valverdes duke bërë paraqitje vendimtare ndeshje pas ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Të shtunën, De Jong e udhëhoqi shfaqjen kundër Eibar, duke marrë duartrokitje nga tifozët vendas kur u zëvendësua në minutën e 79-të.

"Ishte e mahnitshme, mund vetëm të them faleminderit", tha De Jong për duartrokitjet që ia dhanë tifozë kundërshtarë.

Ai ishte gjithkund nëpër fushë, duke shpërndarë pasime të sakta dhe duke shfaqur aftësi të jashtëzakonshme teknike, uri, udhëheqësi dhe kontroll, pasa se të zëvendësohej nga Ivan Rakitic.

De Jong ka luajtur në secilën prej 11 ndeshjeve të Barcelonës deri tani këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist - të dyja kundër Valencias.

22-vjeçari është përshtatur për mrekulli në futbollin spanjoll. Kundër Eibarit, ai i kompletoi 45 pasime nga 5o tentime. Por i fitoi edhe tetë topa, si dhe 58 e dueleve. (Express)