Sport

Sport

Tetë arsyet pse Neymari s’u zgjodh në listën për Topin e Artë

Publikuar më 22 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Organizatorët e Topit të Artë, France Football, e kanë publikuar një listë me arsye për ta sqaruar pse Neymari u la jashtë listës prej 30 futbollistëve për ta fituar Topin e Artë këtë vit. Neymari mungon në këtë listë për herë të parë që nga viti 2010.

Lista prej 30 kandidatëve për Topin e Artë këtë vit u publikua dje. Në mesin e lojtarëve të përfshirë ishin edhe favoritët si Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa Neymari ishte mungesa më e dukshme, transmeton Gazeta Express.

Duke i përshkruar 10 muajt e tij të fundit si pjesë të një "viti të zi", France Football i listoi tetë incidentet për ta sqaruar mungesën e Neymarit në këtë listë.

23 janar - lëndimi i ashtit të shputës së këmbës

6 mars - abuzimi i gjyqtarit në ndeshjen kundër Manchester Unitedit

27 prill - grushtimi i tifozit

6 qershor - lëndimi në kyçin e këmbës ia pamundëson pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës

9 gusht - akuzimi për përdhunim

Afati kalimtar i verës - tentimi i dështuar për t'u kthyer në Barcelonë

14 shtator - tifozët e PSG-së e shprehin zemërimin

13 tetor - një tjetër lëndim me Kombëtaren e Brazilit