Sport

Sport

Reguilon e refuzoi Juven në verë, Zonja e Vjetër kërkon përsëri transferimin e tij

Publikuar më 28 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sergio Reguilon është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë. Mbrojtësi i majtë spanjoll është huazuar te Sevilla nga Real Madridi ku po luan rregullisht.

22-vjeçari ka mundur t'i bashkohet Juventusit para Sevillas, por ai preferonte një klub ku do të luante rregullisht.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Juventusi po kërkon përsëri shërbimet e tij. Zonja e Vjetër synon ta shes Alex Sandron dhe Reguilon shihet si zëvendësuesi adekuat i brazilianit.

Reprezentuesi spanjoll ka kontratë me Realin vetëm deri në verën e vitit 2020.

Los Blancos i kanë ofruar kontratë të re, por lojtari nuk ka pranuar dhe synon që në verë të largohet si futbollist i lirë.

Gjithsesi Reguilon ka deklaruar më parë se do t'i pëlqente të nënshkruante një kontratë afatgjate me Sevillën nëse nuk do të kishte oferta nga klubet e mëdha.

Mbrojtësi spanjoll këtë edicion ka luajtur në nëntë ndeshje në La Liga ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.