Sport

Sport

Muriqi zbulon ofertën që e kishte nga Turqia, por në fund e zgjodhi Kosovën

Publikuar më 28 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vedat Muriqi e ka pranuar se në të kaluarën ka mundur t'i bashkohej ekipit U-21 në Turqisë. Por, në fund sulmuesi prizrenas mori ofertë nga Përfaqësuesja A e Kosovës dhe e pranoi atë, duke hequr dorë nga turqit

Vedat Muriqi e pranon se vite më parë ka mundur ta vishte fanellën e Kombëtares së Turqisë, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi prizrenas kishte marrë ofertë në atë kohë për të luajtur për ekipin U-21 të Turqisë, pasi atë e kishte ftuar trajneri i atëhershëm i atij ekipi, Abdullah Ercan.

Por, në fund sulmuesi i Fenerbahçes kishte marrë ofertë nga Përfaqësuesja A e Kosovës, të cilën natyrisht se nuk mund ta refuzonte.

"Unë isha duke u përcjellë nga Turqia, por jo nga ekipi A. Bëhet fjalë për ekipin U-21 të Turqisë, pasi mua më donte trajneri Abdullah Ercan. Dokumentacioni ishte duke u procesuar, por më pas më erdhi oferta nga ekipi përfaqësues A i Kosovës dhe shkova për të luajtur për vendin tim", ka thënë Muriqi për mediat turke.

Ditë më parë mediat e Turqisë shkruan se Muriqi ishte në opsion të Turqisë para se ta zgjidhte Kosovën.

Natyrisht, 25 vjeçari e bëri zgjedhjen e duhur pasi tash është bërë yll i "Dardanëve".

Ai realizoi tre gola për Kosovën vetëm në periudhën shtator-tetor, kundër Republikës Çeke, Anglisë dhe Malit të Zi.

Kosova i ka sytë kah ai edhe për ndeshjet e nëntorit ndaj çekëve dhe anglezëve, në duelet vendimtare për kualifikim në Euro 2020. /Gazeta Express/