Sport

Sport

City në garë për Bentancurin

Publikuar më 04 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Manchester City i është bashkuar garës për transferimin e yllit të Juventusit, Rodrigo Bentancur, bëri të ditur "Daily Star" të dielën.

Uruguaiani nuk po ka minutazhë të mjaftueshme te Juventusi nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Minutazha i është zvogëluar pas ardhjes së Aaron Ramseyt dhe Adrien Rabiotit në verë, transmeton Koha Ditore.

Bentancur, 22-vjeçar, është duke u kërkuar edhe nga Barcelona. Mirëpo Manchester City është duke treguar interesim serioz për të.

Bentancur në total këtë stinor ka luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat dhe ka dy asistime.