Sport

Sport

Top përfaqësueset futen në ndeshjet e fundit në formë të lartë

Publikuar më 13 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me mungesën e Holandës në "Euro 2016" dhe të Italisë në Botërorin 2018, disa prej superfuqive tradicionale të futbollit evropian kishin dështuar së fundi të kualifikoheshin në turne të mëdhenj.

Mirëpo, mos prisni ndonjë shok të madh kur eliminatoret për Evropianin e vitit të ardhshëm të përfundojnë në ditët në vijim.
Gjashtë përfaqësuese - Belgjika, Spanja, Italia, Polonia, Rusia dhe Ukraina - kanë siguruar tashmë biletat për në "Euro 2020" dhe 14 vendet e tjera që dërgojnë direkt në Evropian do të përcaktohen në dy xhirot e fundit të grupeve që mbahen në ditët në vijim, shkruan sot Koha Ditore.

Kampionia e botës, Franca, ajo e Evropës, Portugalia, dhe superfuqitë si Gjermania, Anglia e Holanda, janë në rrugë të mbarë për të përfunduar në dy vendet e para në grupet e tyre për të siguruar kualifikimin në Evropianin që do të mbahet nëpër disa shtete në Evropë, nga qershori deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Ka mundësi të mëdha edhe për përfaqësueset më të vogla të Evropës që të arrijnë ngjarjen e madhe. Finlanda, si shembull, vetëm duhet ta mposhtë Lihtenshtajnin për t'u kualifikuar në turneun e parë të madh.

Franca, kampionia e botës e "Rusia 2018", ka numër të njëjtë të pikëve me Turqinë në krye të Grupit H dhe do të sigurojë një nga dy vendet e para me fitoren ndaj Moldavisë të enjten. Në rast se befasohet në atë ndeshje që do të luhet në Paris, atëherë francezët do të kenë rastin tjetër për t'u kualifikuar në ndeshjen e së dielës që e luan në udhëtim ndaj Shqipërisë.