Sport

Sport

"El Clasico" do të luhet më 18 dhjetor

Publikuar më 28 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Takimi mes Barcelonës dhe Real Madridit është caktuar të luhet të mërkurën më 18 dhjetor.

Data e mëparshme për këtë ndeshje ishte e paraparë të zhvillohej në "Camp Nou" më 26 tetor, por u shty për shkak të situatës politike në Katalonjë, transmeton KTV.

Më pas, u kërkua që ajo të luhet në Santiago Bernabeu, por që u kundërshtua nga të dyja klubet.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e Spanjës i dënoi nëntë liderë separatistë katalan, me nëntë deri në 13 vjet burgim.