Sport

Sport

Challandes shpreson të kualifikohemi përmes Ligës së Kombeve

Publikuar më 17 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se pjesa e parë ishte e mirë, por gabimet ndodhën në pjesën e dytë.

"Pjesa e parë ishte shumë e mirë, kreative, pozicionim të mirë, por mungonin ato pasimet, apo gjuajtjet e fundit", tha Challandes pas humbjes me Anglinë në "Fadil Vokrri".

Për Ibrahim Dresheviqin, trajneri i Kosovës pati përshtypje të mira, ndonëse tha se ka bërë disa gbime.

"Dresheviqi ka luajtur mirë, por ka bërë edhe gabime, gabime jo-normale. Ishte lojë e mirë, si paraqitje e tij e parë. Ai duhet të mësojë më shumë", u shpreh Challandes.

Më tej, ai tha se shpreson që Kosova do ta arrijë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve, por tha me shaka: "shpresojmë që të mos e kemi më në grup Anglinë".