Sport

Sport

Dembele, 10 javë jashtë

Publikuar më 30 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Ousmane Dembélé nuk do të rikthehet në fushë deri në shkurt të vitit 2020

Lajmi është bërë i ditur nga klubi në faqen zyrtare, duke treguar shkallën e dëmtimit të sulmuesit francez.

48 orë pas dëmtimit që pësoi në Champions League, Barça njoftoi se Dembele ka një çarje në muskulin e këmbës së djathtë dhe do të jetë jashtë për më shumë se dy muaj.

Në anën tjetër, AS raporton se Dembele mund të jetë 100% i gatshëm për lojë me 23 shkurt, në ndeshjen që Barça do ta zhvillojë 'Camp Nou' me Eibarin.

Lëndimet e shpeshta e kanë mbajtur larg fushës Dembelen edhe këtë sezon, ashtu si sezonet e tjera.

22-vjeçari ka bërë vetëm 9 paraqitje këtë edicion, ka shënuar një gol.