Sport

Sport

Vidal mund të përfundojë te Manchester Unitedi

Publikuar më 09 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Arturo Vidal pritet të largohet nga Barcelona në janar dhe t'i bashkohet Manchester Unitedit, bën të ditur "Sunday Mirror".

Vetë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka treguar se ka gjasa që Vidal të largohet në janar. Raportohet se për të është duke insistuar Manchester Unitedi, transmeton Koha Ditore.

Vidal ka pasur vështirësi të sigurojë minutazhë këtë stinor me ardhjen e Frenkie de Jongut. Manchester United pritet të ofrojë 15 milionë euro për transferimin e Vidalit.

"Vidal është lojtar i yni. Ne jemi të lumtur me të. Ka shumë spekulime. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në afatin e janarit. Ndodh shumë në janar, por është e vërtetë se kemi shumë mesfushorë", ka thënë Valverde këtë fundjavë.

Vidal po ashtu është duke u kërkuar edhe nga Interi.