Sport

Sport

Muriq u prin "dardanëve" që pritet të lëvizin në janar

Publikuar më 11 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Afati kalimtar i janarit vlerësohet jo shumë i përshtatshëm për të ndërruar mjedis. Lojtarët e kanë vështirë të adaptohen në një skuadër që është futur në proces të lojës për shumë muaj. Por për disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës po shihet si shpëtim.

Një lojtar kyç i Kosovës ka konfirmuar largimin, e disa të tjerë po ashtu mezi presin, pasi në skuadrat aktuale janë vetëm rezervistë, transmeton Koha Ditore.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, i prin listës së "dardanëve" që pritet të ndërrojnë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në situatë të ngjashme është edhe mesfushori Valon Berisha, të cilit i është bërë me dije se është i lirë të kërkojë ekip në janar pasi nuk ka bindur me paraqitjet te Lazio.

Në janar pritet të mësohet edhe ekipi i ri i mesfushorit Anel Rashkaj. Ai ka kontratë me ekipin suedez Eskilstuna deri në fund të këtij viti, por kohë më parë ka paralajmëruar se do të largohet.

Gjasat janë të mëdha që në janar edhe mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, të largohet nga Huddersfieldi për të vazhduar karrierën në Turqi, pasi kohët e fundit skuadra e Fenerbahçes po insiston në transferimin e tij.

Portieri Muriq, 21-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni pati disa oferta dhe në fund vendosi të huazohet për një vit te Nottingham Foresti në kategorinë e dytë të Anglisë.