Sport

Sport

Federeri do të bëhet "tenisti i parë miliarder" gjatë 2020-ës

Publikuar më 11 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Roger Federeri gjatë vitit 2020 do të bëhet miliarderi i parë tenistë.

Federeri do të ju bashkohet sportistëve të tjerë miliarder, siç janë Michael Jordan, Tiger Woods, Floyd Mayweather, potencialisht deri në fund të këtij viti.

Kampioni i 20-fisht i Grand Slamit tani është i tretë më i mirë në botën e tenisit, raporton businessinsider.

Tenisti zviceran gjatë karrierës së tij ka arritur që të gjeneroj shumë para nga fitoret e tija e marrëveshjet sponsorizuese.

Sipas të dhënave zyrtare, Federeri ka përfituar 129 milionë dollarë nga fitoret e tij në tenis, transmeton Koha.net.

Por kjo është shumë e vogël në krahasim me atë që ai përfiton nga kontrata me kompaninë e veshmbathjeve japoneze Uniqlo si dhe bashkëpunimi me Credit Suisse, Mercedes-Benzin dhe Rolexin.

Forbesi ka raportuar se të ardhurat vjetore të Federerit, përfshirë parat nga fitoret dhe sponsorët, kanë arritur në 93.4 milionë dollarë.

Tennis.com ka pohuar se për shkak të marrëveshjes së fundit të tij me Nike dhe parat e fituara nga lojërat e tij në tenis, të ardhurat e Federerit kanë arritur rreth 900 milionë dollarë, ndërsa edhe 200 milionë dollarë të tjera pritet që ti marrë nga sponsorët.

Nëse Federeri arrin që të bëhet miliarderë, do të bëhet tenisti i parë në botë që arrin ta thyej këtë barrierë, ndërsa do t'i bashkohej Jordanit, Woodsit e Mayweatherit, të cilët atletët e vetëm miliarderë.