Sport

Sport

Edhe Real Madridi kalon tutje në Kupën e Mbretit

Publikuar më 23 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Për dallim nga Barcelona, Real Madrid e ka mundur pa problem skuadrën e Ligës së tretë spanjolle, Unionistas de Salamanca me rezultat 1-3

Real Madridi nuk ka hasur në shumë vështirësi sonte në Salamanca në Kupën e Mbretit. Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol dhe këtë e bëri sulmuesi Gareth Bale në minutën e 18 të ndeshjes.

Me epërsinë minimale përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë ishin vendasit që arritën ta barazojnë rezultatin.

Në minutën e 57 do të barazonte Alvaro Romero. Por, pas golit Real Madrid fillon të sulmojë dhe arrin të goli në minutën e 62 ku do të shënonte autogol Juan Gongora.

Në minutat shtesë Brahim Diaz do të shënonte golin e fundit të për Realin që i dha kualifikimin Los Blancos për fazën tjetër të Kupës së Mbretit.