Sport

Sport

City humb nga Unitedi, por arrin finalen në EFL Cup

Publikuar më 30 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Manchester City ka humbur në shtëpi nga Manchester Unitedi me rezultat prej 1 me 0.

Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolas është kualifikuar në finale të EFL Cup, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Golin e vetëm në këtë takim për "Djajtë e Kuq" e shënoi mesfushori serb, Nemanja Matiq në minutën e 35.

E pikërisht ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 76.

City në finale do të përballet me Aston Villën.