Sport

Sport

Ky është rekordi që e theu Messi

Publikuar më 31 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Argjentinasi e ndihmoi Barcelonën për të arritur një fitore të qetë kundër Leganes në Kopa del Rey, dukë lënë një rekord të paprecedent në këtë proces

Lionel Messi është bërë lojtari i parë në histori të futbollit spanjoll që ka arritur 500 fitore me një skuadër, pasi që Barcelona fitoi me rezultat 5-0 kundër Leganes në Kupën e Mbretit.

Messi nuk luajti me Barçën në fitoren e tyre të vështirë në rrethin e 32-të kundër Ibizas në javën e kaluar, por Setien startoi me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në ndeshjen për rrethin e 16 të enjten.

Golat nga Antoine Greizmann dhe Clement Lenglet i dhanë avantazh të qetë Blaugranës në pjesën e parë në Camp Nou, pas një paraqitje zhgënjyese në La Liga kundër Valencias të shtunën ku ata humbën me rezultat 2-0.

Messi shënoi golin e tretë pas një devijimi pak minuta para se të bëhet gjysmë ore, para se Arthur të shënonte gol në minutën e 77-të, transmeton GazetaExpress.

Maestro i Barçës, argjentinasi shënoi edhe një gol të bukur në minutat e fundit, pasi që parabolloi portierin e Leganes.

Ky rezultat bëri që Messi të arrinte fitoren e tij të 500-të me fanellën e Barçës-më se shumti fitore të regjistruara nga një lojtar i vetëm në futbollin spanjoll.

Për ta arritur këtë ai është dashur të luaj 710 ndeshje dhe ai mund të arrijë edhe më shumë nëse vazhdon me paraqitje të tilla në Camp Nou.

Barça tani ka siguruar çerekfinalen në Kupën e Mbretit bashkë me Real Madridin, Granadan, Villarrealin dhe Real Sociedadin kurse nesër do të hidhet shorti për çerekfinalen.

Dy golëshi i fundit i Messi ishte goli i 20-të në të gjitha garat këtë sezon dhe ai do të këtë një mundësi që të shënojë prapë për Barçën që pret Levanten në Camp Nou të dielën.

Lojtarët e Setien janë tri pikë prapa Real Madridit që është në krye të La Ligas pas humbjes se tyre në Mestalla, por titulli i tretë me radhë ende mund të vije pasi që ka ende ndeshje për t'u luajtur.