Sport

Sport

Ansu Fati hyn në histori të La Ligës me dygolëshin ndaj Levantes

Publikuar më 03 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Ansu Fati ka hyrë në histori të ligës elitare spanjolle, La Liga, pas dy golave të fitores së Barcelonës kundër Levantes të dielën.

Adoleshenti Fati është bërë lojtari më i ri që i shënon dy gola në një ndeshje të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Fati i realizoi dy golat falë dy shërbimeve fantastike nga kapiteni i tij, Lionel Messi.

Si 17 vjeç e 94 ditë, Fati është lojtari më i ri që shënon dygolësh në histori të La Ligës, duke e kaluar Juanmin, i cili e kishte bërë të njëjtën për Malagan si 17 vjeçar e 115 ditë më 2010.

Këto ishin golat e parë të Fatit në ligë që prej 14 shtatorit, kur kishte shënuar ndaj Valencias. Ai ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve në një ndeshje të fazës grupore kundër Interit në fundvit.