Sport

Sport

Arsenali refuzoi një ofertë nga Katari për Ozilin

Publikuar më 04 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Mesut Ozil kishte mundësi të largohej gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar të hënën mediumet në Angli.

Ofertë për ta transferuar futbollistin e Gjermanisë kishte paraqitur një klub nga Katari, por ishte Mikel Arteta që nuk lejoi largimin e tij.

Frika e Arsenalit ishte që nuk do të kishte mundësi të gjente një zëvendësim për një kohë të shkurtër, transmeton KTV.

31-vjeçari Arsenalit iu bashkua në verën e vitit 2013 nga skuadra e Real Madridit.

Ai me ekipin anglez këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje dhe ka kontribuar me dy asistime.

Me klubin e Arsenalit ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.