Sport

Sport

Bayern Munich kalon në çerekfinale të kupës, pas fitores së mundimshme ndaj Hoffenheim

Publikuar më 06 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Bayern Munich i ka vazhduar përpjekjet për ta mbrojtur titullin në Kupën e Gjermanisë, duke kaluar në çerekfinale të edicionit të sivjetmë pas fitores së mundimshme 4:3 ndaj Hoffenheim.

Robert Lewandowski me dy gola dhe Thomas Muller, si dhe një autogol i Benjamini Hubner i ndihmuan Bayernit ta mundë Hoffenhaimin të martën në Allianz Arena në takimin e 1/8 së finales, raporton Gazeta Express.

Bayerni, që është në kërkim të trofeut të 20-të në Kupën e Gjermanisë, e nisi takimin në mënyrë dëshpëruese, kur Jemone Boateng shënoi në portën e vet.

Por vizitorët nuk arritën ta ruanin epërsinë e hershme, duke e ndihmuar Bayernin në mënyrën e njëjtë, pasi Hubner shënoi në portën e vet në minutën e 13-të.

Muller e kaloi kampionin gjerman në epërsi në minutën e 20-të, para se Lewandowski ta dyfishonte epërsinë në minutën e 36-të.

Bayerni realizoi e ngriti epërsinë në 4:1 falë sulmuesit polak dhjetë minuta para fundit.

Por, vizitorët s'u dorëzuan dhe shënuan dy herë në dhjetë minutat e fundit, duke ia futur Bayernit frikën në palcë.

Munas Dabbur realizoi dy herë, por pamjaftueshëm për Hoffenheim për ta barazuar rezultatin.

Bayerni fitoi 4:3 në fund dhe kaloi në çerekfinale.