Sport

Sport

Silva do të largohet nga PSG-ja

Publikuar më 08 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Qendërmbrojtësi Thiago Silva, do të largohet nga skuadra franceze Paris Saint-Germain në fund të këtij edicioni, ka shkruar "L'Equipe" të premten.

Bëhet e ditur se Silva do të largohet nga PSG-ja, për shkak se drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

35-vjeçari në verë do të jetë futbollist i lirë dhe do të largohet nga Parisi pas tetë vjetësh.

Silva këtë edicion ka 26 paraqitje në të gjitha garat, kurse karrierë ka bërë edhe te Milani, Fluminense, Dinamo Moska, Porto e Juventude.

Ai me fanellën e PSG-së, ka fituar gjashtë tituj kampioni në Ligue 1. Silva ka edhe 88 ndeshje e shtatë gola të shënuar me Përfaqësuesen e Brazilit.