Sport

Sport

Barça përmbys Betisin, Messi hat-trick asistimesh

Publikuar më 10 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Barcelona ka arritur të përmbysë dy herë disavantazhin që kishte ndaj Real Betisit për të fituar 3 me 2 në xhiron e 23-të të Serisë A.

Lionel Messi shkëlqeu me hat-trick asistimesh.

Sergio Canales i dha epërsinë Betisit në minutën e gjashtë para se Frenkie de Jong të barazonte rezultatin. Në minutën e 26-të, Nabil Feikr riktheu epërsinë te Betisi. Sergio Busquets barazoi krejt në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, Clement Lenglet arriti golin e tretë dhe të vulosjes së fitores për Barçën.

Dy ekipet mbyllën ndeshjen me nga një futbollist më pak në fushë. Nabil Fekir e Clement Lenglet u ndëshkuan me të kuq pas kartonëve të verdhë.

Në tabelë, Barcelona ka 49 pikë në pozitën e dytë, tri më pak se Reali që prin me 52.

Image