Sport

Sport

Vdiq ish portieri legjendar i Manchester Unitedit

Publikuar më 17 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Ish-portieri i Manchester Unitedit dhe Irlandës së Veriut, Harry Gregg, ka vdekur të hënën në moshën 87-vjeçare, raporton BBC.

Gregg ndryshe ishte njohur si hero i katastrofës ajrore të Munihut të vitit 1958, ku kishte shpëtuar disa bashkëlojtarë dhe pasagjerë tjerë pas rrëzimit të aeroplanit, ku humbën jetën 23 persona.

Ai i ishte bashkuar Manchester Unitedit në dhjetor të vitit 1957 për 23.500 funte, që në atë kohë ishte shifër rekorde e paguar për një portier. Luajti 25 ndeshje për Irlandën e Veriut nga viti 1954 deri më 1963.

Më pak se tre muaj pasi që debutoi me Manchester Unitedin, Gregg dhe bashkëlojtarët e tij po ktheheshin nga një ndeshje e Kupës së Evropës që e zhvilluan në Beograd më 6 shkurt, ndërsa aeroplani i tyre u rrëzua në Munih.

Në atë aksident ajror humbën jetën tetë lojtarë të Manchester Unitedit. Gregg u bë i njohur si "heroi i Munihut", për veprimet e tij pas rrëzimit të aeroplanit, ku shpëtoi disa persona, përfshirë edhe një foshnjë të vogël dhe bashkëlojtarët Bobby Charlton dhe Jackie Blanchflower.